Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu mori 62 vota për.

Kundër zgjedhjes së saj votuan 16 deputetë të PDK-së, ndërsa 13 deputetë të LDK-së abstenuan.

Ajo ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të drejtuar Kuvendin, në seancën konstituive që po zhvillohet sot.

Në fjalën e saj hyrëse, Haxhiu falënderoi deputetët për mbështetjen, si dhe kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe zëvendëskryesuesen.

“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, të nderuara media, së pari të falënderoj kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, dhe zëvendëskryesuesen e seancës deri në këtë pikë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë për të qenë në krye të Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika