Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, i ka reaguar deputetit serb, Igor Simiq, pas propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit.
Simiq iu referua propozimit “në emër të popullit serb” teksa Gërvalla i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb, njofton Dukagjini.
Gërvalla, mes tjerash, ka thënë se propozimi nga Lista Serbe është skandaloz dhe i papranueshëm.
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar Gërvalla.