Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, në kuadër të hetimeve për një rast penal.

Sipas Policisë, rasti ka të bëjë me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, e cila dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e tij.

“Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor apo aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

“Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika