Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë të premten. Kjo shtyerje vjen pas mosdakordimit për të votuar për nënkryetarët.
Pas kthimit nga pauza, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është përplasur me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, duke i kërkuar atij të tërheqë deklarimin e bërë gjatë propozimit të mëparshëm për nënkryetar të Kuvendit.
Pas përplasjes, Haxhiu ka deklaruar se nuk ka dakordim për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit, duke theksuar se për këtë çështje nevojitet dakordim mes deputetëve.
Haxhiu për deklaratën e Simiqit: Është në kundërshtim me Kushtetutën