Nagavci: VV-ja nuk i voton Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se VV-ja nuk do t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Nagavci ka thënë se të dy deputetët kanë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë presidentin, ndaj sipas saj, nuk duhet t’i kërkojnë votat e VV-së për postin e nënkryetarit. Ajo ka kundërshtuar gjithashtu propozimin e Listës Serbe, duke kërkuar tërheqjen e deklaratës së Igor Simiqit.

“Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë, dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së. Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se për VV-në është e rëndësishme që sa më shpejt të përfundojë konstituimi i Kuvendit, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti.

“Për VV-në është shumë e rëndësishme edhe të kemi konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt”, ka deklaruar Nagavci.

Të fundit nga rubrika