Cakolli: Synimi prej fillimit ka qenë moskonstituimi i Kuvendit

Eugen Cakolli nga KDI ka kritikuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se zvarritja e tij ka qenë e qëllimshme.

Sipas Cakollit, synimi që nga fillimi ka qenë moskonstituimi i Kuvendit, të paktën deri në sigurimin e kushteve që, në rast të zgjedhjeve të reja, ato të mbahen më 27 dhjetor ose 3 janar.

“Qysh, pritët që përnime sot të konstituohet suksesshëm Kuvendi – si pa kurrgjë – pas shkeljes së qëllimshme të afateve kushtetuese edhe krejt zvarritjes së qëllimshme mbi një muaj, a?

Synimi prej fillimit ka qenë qartazi moskonstituimi i Kuvendit, të paktën jo pa u siguruar që, në rast të shkuarjes në zgjedhje, ato të mbahen më 27 dhjetor ose 3 janar. Krejt zhvillimet tjera, përfshirë edhe ato të sotmet, janë taktizime politike që i kontribuojnë vetëm atij qëllimi.
Prandaj edhe ka qenë e domosdoshme që rasti të dërgohet në Kushtetuese, sepse veç një pasojë e qartë juridike do ta kishte parandaluar këtë zhvlerësim të institucionit kryesor në vend”, ka shkruar Cakolli.

Të fundit nga rubrika