Haxhiu kujton viktimat e 11 shtatorit: Kosova e përjetoi tragjedinë si dhimbjen e një miku të madh

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Kosova e përjetoi tragjedinë e vitit 2001 me një afërsi të veçantë.

Haxhiu tha se Kosova, e cila vetëm dy vjet më herët kishte kaluar luftën dhe kishte marrë mbështetjen e SHBA-së, e ndjeu dhimbjen e popullit amerikan si atë të një miku të madh.

“Kosova e vitit 2001 ende po e merrte veten nga lufta. Vetëm 2 vjet më herët, Shtetet e Bashkuara kishin qenë pranë nesh në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë. Historitë tona janë të ndryshme dhe secila bart dhimbjet e veta, por ne e dinim nga përvoja jonë e afërt çfarë peshe ka prania e mikut sidomos në ditët e vështira. Prandaj, kur Amerika u godit më 11 shtator, qytetarët e Kosovës nuk e përjetuan atë si një tragjedi, e një vendi tjetër, një vendi të largët, dhimbja e asaj dite hyri në shtëpitë tona, në bisedat tona dhe u përjetua me një afërsi të veçantë, si dhimbja për një mik të madh”, tha Haxhiu.

Ajo kujtoi edhe reagimin e qytetarëve të Kosovës pas sulmeve, duke thënë se disa prej tyre shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë për t’u paraqitur si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë.

Sipas Haxhiut, sulmi i 11 shtatorit në Kosovë u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Duke folur për 25-vjetorin e sulmeve, Haxhiu tha se për brezin e ri 11 shtatori tashmë është histori e mësuar përmes rrëfimeve, fotografive dhe pamjeve të asaj dite.

“Ndërsa vetë sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlerat që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën. Disa qytetarë të Kosovës shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë dhe u paraqitën si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe spontan. Që tregonte se afër e ndjente Kosova dhimbjen e Amerikës. 25 vjet pas 11 shtatorit, e kemi një brez që nuk e ka jetuar atë ditë, për të 11 shtatori është histori e mësuar nga rrëfimet e atyre që e përjetuan, nga fotografitë dhe nga pamjet që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e botës. Kjo është edhe arsyeja pse pas një çerek shekulli nuk mjafton vetëm t’i kujtojmë ata që humbën jetën, duhet t’u tregojmë edhe atyre që erdhën më pas se çfarë ndodhi atë ditë, sa shpejt mund të prishet rrjedha e zakonshme e jetës. Por edhe sa shumë mund të bëjë njeriu për njeriun në çastet e vështira”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika