Policia e Kosovës: Marshi për Liri kaloi i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se “Marshi për Liri” në Prishtinë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Sipas Policisë, masat e nevojshme për sigurinë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e marshit, ishin ndërmarrë paraprakisht nga zyrtarët policorë.

“Policia e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e marshit në aspektin e sigurisë, i cili kalojë në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për sjelljen e tyre gjatë marshit, duke vlerësuar respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë.

“Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në marsh dhe qarkullimit në trafikun rrugor”, thuhet më tej.

Në fund, Policia ka theksuar se sjellja e përgjegjshme e qytetarëve dhe bashkëpunimi me zyrtarët policorë kanë ndikuar në mbarëvajtjen e sigurt të organizimit.

“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika