“Liria Ka Emër”: Rreth 100 mijë qytetarë marshuan, më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka falënderuar rreth 100 mijë qytetarët që morën pjesë në Marshin për Liri të mbajtur sot në Prishtinë, duke e cilësuar organizimin si një manifestim të madh në mbështetje të lirisë, drejtësisë dhe të vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin pas marshit, platforma tha se në organizim morën pjesë qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës, trojet shqiptare dhe diaspora, duke përcjellë, sipas tyre, një mesazh të vetëm: “Liri për çlirimtarët!”, njofton Dukagjini.

“Falënderojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, bashkëluftëtarët, qytetarët, diasporën, artistët, sportistët, përfaqësuesit politikë, organizatat, bizneset, mediat, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi që ky marsh të ishte një manifestim i madh, paqësor dhe dinjitoz”, thuhet në reagim.

“Liria Ka Emër” ka vlerësuar se marshi dëshmoi bashkimin e qytetarëve rreth UÇK-së dhe figurave që, sipas platformës, morën përgjegjësi për vendin në periudhën më të vështirë të historisë së Kosovës.

Sipas platformës, marshi ishte një mesazh solidariteti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, por edhe një thirrje për drejtësi dhe mbrojtjen e asaj që e cilëson si të vërtetën historike të Kosovës.

“Tani sytë e Kosovës janë drejt 16 shtatorit. Atë ditë, kërkesa jonë është e qartë: Liri për Hashim Thaçin. Liri për Kadri Veselin. Liri për Jakup Krasniqin. Liri për Rexhep Selimin. Kosova ka pritur gjatë. Sot, rreth 100 mijë qytetarë folën me një zë”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika