Aksident në Jasiq të Junikut, vdes drejtuesi i katërçikletës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut.

Në aksident është përfshirë një katërçikletë ku si pasojë e aksidentit, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik, në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë, si pasojë e aksidentit vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë gjithashtu edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML-Prishtinë, për obduksion” deklaroi për Dukagjinin, Rugova.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika