Nga kryeqendra kosovare edhe njëherë u kërkua drejtësi.
Platforma “Liria ka Emër”, mblodhi rreth 100 mijë qytetarë sipas organizatorëve, në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më pak se katër ditë para aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj tyre.
Nën flamujt që valëviteshin e tingujt e këngëve patriotike, jehuan edhe thirrjet për drejtësi.
Organizatorja, Eliza Hoxha, para pjesëmarrësve kujtoi marshin e lirisë të para gati tri dekadash dhe foli rëndësinë e këtij të sotmit.
“Sot marshojmë për ata që u ngritën në ditët më të vështira për ne, për ata që ëndërruan dhe guxuan më shumë se shumica prej nesh, për të vërtetën e historisë të Kosovës dhe një populli për të qenë i lirë. Sot marshojmë me UÇK-së për UÇK-në, sepse UÇK na bashkon, na ka bashkuar dikur dhe na bashkon edhe sot për jetë e mot. UÇK”
E, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se historia e Kosovës nuk do të rishkruhet.