Lushaku Sadriu: Me vullnet politik bëhen institucionet, vetëm mungesa e tij solli vonesat

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot është dëshmi që me vullnet politik bëhen institucionet.

Ajo tha se pas ndërrimit të qëndrimit të LVV-së, LDK iu bashkua seancës konstituive dhe u zgjodh kandidati i saj për nënkryetar, Kujtim Shala.

“Kjo është një dëshmi kur vullneti i që kur vullneti politik edhe kur ushtrimi i demokracisë bëhet më i lehtë bëhen institucione. Do thotë po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme. Ne në seancën e fundit u kemi bërë thirrje që t’ua njohin të drejtën partive politike për propozimin e emrave për nënkryetarë të tyre dhe vetëm pas ndërrimit të qëndrimit të tyre ne erdhëm dhe u bashkëngjitëm në seancë dhe u votua propozimi i kandidatit të LDK-së për nënkryetar ashtu siç kemi propozuar ne dhe i dhamë institucione vendit”, tha ajo.

Ajo tha se qëndrimi i LDK-së ishte që të shfrytëzohej deri në fund e drejta e dialogut dhe dorëzimit të propozimeve, megjithatë ajo shtoi se PDK doli me qëndrim të ri politik.

“Është situatë e re, është situatë e re për shkak se nuk ka pasur vullnet për votim të nënkryetarëve dhe nuk iu ka njoftë e drejta, ju e patë që grupit të dytë parlamentar nuk iu votua kandidati i tyre dhe ishte e njëjta logjik për të vazhduar. Sot ne u bëmë thirrje që të shfrytëzohet e drejta e dialogut dhe të bëhet thirrje e re të gjitha grupeve parlamentare që të vijnë dhe të bëjnë propozime, ndërkohë kemi një qëndrim politik të PDK-së për të mos marrë pjesë në seancë, gjithsesi ata do ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese, ne do të kontribuojmë për sqarimin e ligjshmërisë dhe Kushtetutshmërisë së institucioneve”, tha ajo.

 

 

Të fundit nga rubrika