Guri: Nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka deklaruar se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Guri ka folur para hyrjes në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca plenare për formimin e Qeverisë së re.

“Secili deputet e ka vendin në Kuvend, për këtë arsye na ka votuar populli. Natyrisht, ne nuk votojmë për Qeverinë Kurti”, ka deklaruar Guri.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë është paraparë të nisë në ora 14:00.

Ai ka thënë se nuk është planifikuar një takim mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit.

Guri ka thënë se është e papërgjegjshme që njoftimi për seancën që mbahet në ora 14:00 ka ardhur rreth orës 13:45.

Guri ka thënë se sa i përket dakordimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president konsensual, ajo marrëveshje është ende në fuqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika