Nazmi Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dalë jashtë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve nga Haga, Nazmi Thaçi nuk ka mundur të qëndrojë brenda sallës gjatë seancës, pasi, sipas këtyre informacioneve, nuk po mund t’i dëgjojë konstatimet e Gjykatës.
Shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është duke vazhduar në Hagë.
