Dobruna për Specialen: Gjykatë ekskluzivisht politike, dënime pa bazë juridike e pa prova valide

Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Dobruna ka thënë se nuk ka pritur një rezultat tjetër nga kjo gjykatë “ekskluzivisht politike”.

“Nuk kam pritur më mirë prej një gjykate që është ekskluzivisht politike. Këtë e kanë vërtetuar me sjelljet e tyre ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së”, ka deklaruar Dobruna në Debat Plus.

Ai e ka kritikuar aktgjykimin, duke pretenduar se dënimet janë dhënë “pa kurrfarë baze juridike” dhe “pa prova valide”.

“Edhe të vetëdijshëm se janë keq, vazhduan avazin e vjetër ndaj popullit shqiptar”, ka thënë ai.

Dobruna ka thënë se ende nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në shkallën e dytë të gjykimit, por është shprehur me shpresë se vendimi i Apelit do të jetë pozitiv dhe do të çojë në lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ende nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndër plan për shkallën e dytë. Unë shpresoj se është pozitive për makropolitikën që t’i lirojë katër krerët e UÇK-së”, ka thënë Dobruna.

Ai ka shtuar se, sipas tij, ndershmëria u ka kushtuar shtrenjtë shqiptarëve.

Dobruna ka theksuar se aktgjykimi mund të ndikojë në afrimin e shqiptarëve mes vete.

“Ky rast do të na afrojë mes veti, nuk ka me na nda”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika