Besian Hysaj caktohet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të KANS-it

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se Besian Hysaj është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të KANS-it.

Basha ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vendimi është marrë pas përfundimit të mandatit të drejtorit të përgjithshëm, në një mbledhje të mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

“Z. Besian Hysaj të caktohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për një periudhë prej gjashtë muajsh, me mundësi vazhdimi, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri”, ka shkruar Basha.

Sipas tij, me këtë vendim synohet të garantohet vazhdimësia e drejtimit dhe funksionimit të rregullt të KANS-it, pa krijuar vakum institucional.

“Me këtë Vendim do të garantohet vazhdimësia e drejtimit dhe funksionimit të rregullt në KANS, pa krijuar vakum institucional në një fushë të tillë me rëndësi të lartë për sigurinë dhe rregullsinë e trafikut ajror në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Basha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika