Aktakuzë ndaj tre personave për shitje droge dhe posedim të armëve në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, I.A., F.T. dhe M.A., nën dyshimin për veprat penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e narkotikëve, si dhe posedimin e paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, I.A. dyshohet se nga janari i vitit 2025 deri më 6 nëntor 2025, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, ka shpërndarë dhe shitur pa autorizim narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, sipas Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 131.47 gramë marihuanë, si dhe një pushkë automatike, municion dhe dy granata dore. I.A. dyshohet se këto armë dhe municion i ka poseduar pa autorizim.

Ndërkaq, F.T. dyshohet se nga qershori i vitit 2025 deri më 6 nëntor 2025, në fshatin Drenoc të Deçanit, ka shpërndarë dhe shitur pa autorizim marihuanë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2.93 gramë marihuanë, si dhe mjete të tjera që, sipas aktakuzës, dyshohet se janë përdorur për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve.

Ndërsa, M.A. dyshohet se më 6 nëntor 2025, në fshatin Drenoc, ka poseduar pa autorizim 0.46 gramë marihuanë, e cila, sipas aktakuzës, dyshohet se ishte për përdorim personal.

Prokuroria ka bërë të ditur se, me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë përmbushur elementet e veprave penale për të cilat ngarkohen.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika