Avokati i Thaçit: Aktgjykimi mbështetet në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e shpallur një ditë më parë nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Misetic ka thënë se aktgjykimi përmban, sipas mbrojtjes, gabime të rëndësishme ligjore, faktike dhe procedurale, të cilat cenojnë të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor.

Sipas tij, mbrojtja gjatë gjithë procesit ka ngritur shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, veçanërisht për mënyrën e ndërhyrjes së anëtarëve të Trupit Gjykues përmes pyetjeve të drejtpërdrejta.

“Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë”, ka deklaruar Misetic.

Ai ka deklaruar se ndërhyrjet e gjyqtarëve kanë tejkaluar atë që mbrojtja e konsideron si kërkim neutral të së vërtetës, duke cenuar, sipas tij, perceptimin e paanshmërisë së procesit.

Misetic është ndalur veçanërisht te përfshirja e Thaçit në rastin e vrasjes së Behajdin Allaqit. Sipas tij, Trupi Gjykues e ka shpallur Thaçin fajtor edhe për këtë rast, ndonëse më herët kishte urdhëruar që çështja dhe provat përkatëse të mos diskutoheshin në seanca publike.

“Mbrojtja argumenton se gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara”, ka thënë Misetic.

Ai ka kritikuar faktin që, sipas tij, provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim nuk janë bërë publike.

“Kështu, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht z. Thaçi fajtor për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim i janë mbajtur të fshehura shqyrtimit publik”, ka deklaruar ai.

Sipas Misetic, Thaçi e mirëpret shqyrtimin publik të këtyre provave dhe mohon çdo përfshirje në vrasjen e Allaqit.

“Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Trupit Gjykues për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës. Z. Thaçi e mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje”, ka thënë Misetic.

Avokati ka paralajmëruar se mbrojtja do të dorëzojë zyrtarisht njoftimin e apelit pranë Panelit të Apelit, me synimin që, sipas tij, të korrigjohen gabimet faktike, ligjore dhe procedurale të evidentuara nga mbrojtja.

“Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale”, ka shtuar Misetic.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika