Ahmeti: Procesi i Speciales devijoi kur u pa se s’ka asgjë të vërtetë në “Shtëpinë e Verdhë”

Ali Ahmeti, një nga themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka folur në Debat Plus për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ahmeti ka thënë se procesi, sipas tij, ka nisur me pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë”, përmes të cilave, siç u shpreh, është tentuar të përfshihet edhe Shqipëria dhe të komplikohet çështja për shqiptarët.

“Ky proces ka filluar me shtëpinë e verdhë, për shkak deshën të fusin në këtë ngjarje edhe Shqipërinë dhe të na komplikojnë si komb. Shtëpia e verdhë është fillimi i këtij orteku. Procesi devijoi kur u pa që asgjë të vërtetë s’ka në shtëpinë e verdhë në Shqipëri. D.m.th. regjisorë e aktorë mirë e kanë menduar si proces, por që në hap të parë kamerat dështuar për të vërtetuar ndërmarrjen e përbashkët për trafikimin e organeve njerëzorë. Tani devijoi procesi në këto që thonë se nuk kanë pas tualete, nuk kanë pi qaj me gjysmë luge me sheqer apo ia kanë marrë lopën…”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai tha se, pavarësisht se ky proces i ka “thyer shpirtërisht”, nuk duhet të ketë dorëzim, duke bërë thirrje që përpjekjet të vazhdojnë deri në përfundimin e procesit.

“Na ka thyer shpirtërisht, por jo edhe ne prag të ngritjes së flamurit të bardhë. Këtë nuk duhet ta bëjmë… betejë pas beteje fitohet lufta. Ne betejë pas beteje duhet t’i japim fund, deri në lirimin e të pafajshmëve. Ata duhet të dalin në liri”, ka shtuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika