Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e disa tubimeve në diasporë, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme janë planifikuar tubime në Zvicër, Gjermani dhe Kanada, ndërsa në Austri tubimi është paralajmëruar për ditën e nesërme.
Tubimet në diasporë pasojnë protestat dhe tubimet e zhvilluara ditët e fundit në Kosovë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Një protestë me pjesëmarrje të madhe u zhvillua të premten në Prishtinë, ndërsa tubime janë mbajtur edhe gjatë mbrëmjeve, për të tretën natë radhazi.
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar njoftimet për tubimet që pritet të zhvillohen në diasporë.
