Policia: Pas protestës pati vozitje të rrezikshme me vetura nëpër Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se defilimi me vetura pas protestës së mbrëmshme në Prishtinë ka shkaktuar kolona edhe raste të vozitjes së rrezikshme nëpër rrugët e kryeqytetit.

Policia ka njoftuar se disa prej pjesëmarrësve, pas përfundimit të protestës në sheshin “Skënderbeu”, janë zhvendosur drejt bazës së EULEX-it, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta, e më pas janë kthyer në drejtim të Prishtinës.

Me automjetet e tyre, ata kanë vazhduar të defilojnë nëpër disa rrugë të kryeqytetit. Sipas Policisë, përveç krijimit të kolonave në trafik, gjatë këtyre defilimeve janë kryer edhe “vozitje të rrezikshme”, të cilat kanë paraqitur rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe vetë drejtuesit e automjeteve.

“Rreth orës 23:30 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen në mënyrë të qetë, mirëpo një numër i caktuar i tyre kanë vazhduar të zhvendosen në drejtim të bazës së EULEX-it, për të vazhduar me protestën para objektit të këtij institucioni. Pjesëmarrësit kanë qëndruar rreth 30 minuta pranë objektit të EULEX-it, dhe më pas janë nisur në drejtim të kryeqytetit, ku me automjetet e tyre kanë vazhduar të defilojnë nëpër disa rrugë të kryeqytetit. Defilimet e tyre me vetura përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre”, ka njoftuar Policia në komunikatë.

Për këtë arsye, Policia është detyruar të ndërmarrë masa shtesë, duke ndërprerë dhe riorientuar përkohësisht trafikun, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme.

Sipas njoftimit, këto veprime kanë vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë demokratike.

Megjithatë, ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj personave që shkelin ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Policia gjithashtu ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos dëmtojnë pronën publike dhe private dhe të respektojnë ligjet, veçanërisht rregullat e trafikut rrugor.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika