Berisha u bën thirrje deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për verdiktin e Speciales

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka bërë të ditur se është i gatshëm ta japë mbështetjen dhe nënshkrimin e tij për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohej situata në vend pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Berisha, i cili është deputeti i vetëm i PLE-së në Kuvend dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian, ka thënë se në këtë situatë nevojitet “unifikim politik dhe institucional”.

Ai ka theksuar se për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nevojiten së paku 40 nënshkrime të deputetëve, ndërsa u ka bërë thirrje kolegëve të tij që ta mbështesin iniciativën.

Sipas Berishës, pas seancës mund të ndërtohet një rezolutë e përbashkët, përmes së cilës Kuvendi do të shprehte qëndrimin dhe mbështetjen për procesin e mëtejshëm gjyqësor.

Ai ka thënë se në këtë rezolutë mund të përfshihet edhe pritshmëria që Gjykata e Apelit ta rishqyrtojë dhe korrigjojë vendimin e 16 shtatorit, në përputhje me procedurat dhe standardet përkatëse ligjore.

Po ashtu, Berisha ka thënë se Kuvendi mund të shqyrtojë edhe veprime të tjera të mundshme, kushtetuese dhe ligjore, që janë në kompetencën e institucioneve të Kosovës.

“Unë jam i gatshëm ta jap nënshkrimin tim. Jo në emrin tim!”, ka shkruar Berisha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika