Kosova drejt plakjes së popullsisë, kërkohet bashkëpunim për menaxhim të situatës

“Plakja e Shëndetshme” e popullsisë dhe nevoja për përgatitjen e sistemit shëndetësor e social, ishin tema të Konferencës së 17-të Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore, që u mbajt këtë të shtunë në Prishtinë. Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë paraqitën punimet e tyre rreth politikave dhe mënyrës së si duhet të sillen institucionet përballë kësaj situate.

“Plakja e shëndetëshme” qe tema e Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore që u mbajt të shtunën në Prishtinë.

Nën organizimin e Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, e me mbështetjen e Kolegjit “Heimerer”, kjo ngjarje mblodhi profesionistë shqiptarë të fushës, si dhe nga disa vende të botës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, Agron Gashi, tha se popullsia e Kosovës po shkon drejt plakjes.

Gashi: Deri në vitin 2060, rreth 18 për qind e popullsisë së Kosovës pritet të jetë mbi 65 vjeç

“Sipas parashikimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, publikimi i korrikut të këtij viti, rritja për periudhën 2035-2060 parashikon se në Kosovë do të jenë rreth 18 për qind e popullsisë, që i bie të bëhen një numër rreth 380 mijë persona mbi 65 vjeç. Këto të dhëna dërgojnë një mesazh special: koha për të vepruar, për t’u përgatitur është tani”, ka theksuar ai.

Sa i përket përballjes me plakjen e popullsisë, bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore e akademike për mirëqenienen e shoqërisë kërkoi rektorja e kolegjit Heimerer, Naime Brajshori.

“Kjo përgjegjësi nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve akademike, por edhe e të gjitha institucioneve shëndetësore dhe sociale, por edhe e shoqërisë në përgjithësi. Plakja e shëndetshme nuk lidhet vetëm me zgjatjen e jetës, por me krijimin e kushteve që individi të ruajë dinjitetin, integritetin, autonominë, pjesëmarrjen aktive në shoqëri dhe cilësinë e jetës”, ka deklaruar ai.

Punimin e saj para të pranishmëve e prezantoi edhe profesorsha nga Gjermania.

“Përmes prezantimit tim kam paraqitur kontributin tim në arsimimin e kompetencës për infermieri dhe metodologjitë që kontribojnë pikërisht në mirëqenien e një plakje të shëndetëshme”, ka theksuar Ursula Kriesten, Profesoreshë nga Gjermania.

Në këtë konferencë që u mbajt për herë të 17-të, në dy sesione, u prezantuan dhe u diskutua për punimet shkencore të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë të shendetësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika