Familja e Salih Mëziut pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje

Familja e Salih Mëziut ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tij, 27 vjet pasi ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet mortore të Mëziut janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, pasi u gjetën në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut.

Gjatë së shtunës u bë e ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u gjetën në këto dy lokacione. Bëhet fjalë për Idriz Rrecin, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë figuronin si të zhdukur.

Djali i Salih Mëziut, Tomori, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se familja e ka pritur për më shumë se 27 vjet një përgjigje për fatin e babait të tij.

“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur”, ka shkruar ai.

Tomori ka thënë se, pavarësisht konfirmimit të identitetit të babait të tij, dhimbja e familjes mbetet e madhe, pasi ende presin identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes Mëziu.

Sipas tij, familja shpreson që edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të identifikohen sa më shpejt, në mënyrë që pas kaq vitesh të mund të organizojnë ceremoninë e varrimit.

Ai ka bërë të ditur se familja është në koordinim me institucionet kompetente dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të ketë informacione edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika