Ka nisur edhe sonte protesta e paralajmëruar e qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta ka nisur rreth orës 21:00 dhe motoja e saj është “Jo në emrin tim”.
Në shesh edhe sonte kanë dalë mijëra qytetarë.
Kjo është nata e katërt e protestës, ku po marrin pjesë shumë qytetarë, deputetë, figura politike, si dhe fëmijët e ish-krerëve të UÇK-së.