Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje, shtetase të huaj.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën, më 19 shtator 2026.
I dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, shtetase të huaj”, thuhet në raportin policor.