Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shprehur mirënjohjen e tij për Fidan Alitin dhe Valon Berishën, duke vlerësuar kontributin dhe paraqitjet e tyre me fanellën e Kosovës.
“Për fund dua të shpreh mirënjohje. E falënderoj Fidan Alitin për paraqitjet për Kosovën. Ka luajtur maksimumin dhe ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Foda.
Ai ka veçuar edhe kontributin e Valon Berishës, duke kujtuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën.
“E falënderoj edhe Valon Berishën për paraqitjet e tij fantastike për Kosovën. Ishte duke luajtur për Norvegjinë dhe vendosi të vijë te Kosova. Kjo meriton respekt. Ka luajtur ndeshje shumë të mira, me pasion”, shtoi Foda.
Foda në këtë mënyrë ka vlerësuar publikisht dy futbollistët për atë që kanë dhënë ndër vite për Kombëtaren e Kosovës.