Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, ndërsa zyrtarë serbë të dënuar për krime kundër njerëzimit morën dënime më të ulëta

Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje veçanërisht për masën e dënimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në analizën e publikuar më 20 shtator, autori Alexander Rhotert vëren se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit dhe e cilëson të kuptueshme kritikën që ka ardhur nga Kosova për lartësinë e dënimeve.

“Cicero” sjell në vëmendje krahasimin me disa figura nga Serbia dhe Bosnja, të dënuara nga Tribunalet ndërkombëtare për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Mediumi përmend Biljana Plavšić, e dënuar me 11 vjet burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet, si dhe ish-gjeneralin e policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burg.

Për këtë të fundit, artikulli rikujton se ishte dënuar lidhur me krime ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. ⁠ Në këtë kontekst, autori shkruan se, krahasuar me raste të tjera nga ish-Jugosllavia ku janë shqiptuar dënime për krime kundër njerëzimit, dënimi prej 25 vjetësh ndaj Thaçit duket dukshëm më i rëndë. Sipas analizës, pikërisht krahasimi ndërmjet rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën “një pikëpyetje”, ndonëse autori nënvizon se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme. ⁠ “Cicero” thekson po ashtu se Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin synim dëbimin apo vrasjen masive të jo-shqiptarëve dhe se akuza nuk arriti ta provonte një synim të tillë.

Analiza është shkruar nga Alexander Rhotert, politolog që studion ish-Jugosllavinë që nga viti 1991 dhe që, sipas biografisë së publikuar nga “Cicero”, ka punuar për rreth 20 vjet në struktura të OKB-së, NATO-s, OSBE-së, OHR-së dhe BE-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika