Buja: Behajdin Allaçi është dëshmor dhe hero i kombit

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka folur për Behajdin Allaçin dhe dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se nuk e ka njohur personalisht atë gjatë periudhës së luftës.

Buja ka deklaruar se në atë kohë ka qenë në burgun e Nishit dhe për këtë arsye nuk mund të flasë për veprimtarinë e Allaçit gjatë asaj periudhe.

“Ka deklaruar se nuk e njeh Behajdin Allaçin, pasi që isha në burgun e Nishit. Nuk muj me fol për figurën e tij. Por më vonë ai ka qenë njeri më aktiv në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ka qenë aktiv edhe gjatë luftës”, ka deklaruar Buja.

Duke folur për pretendimet lidhur me mosmarrëveshjet politike, Buja ka thënë se nuk mund të konkludohet se ato kanë qenë arsye për veprimet e pretenduara ndaj Allaçit.

“Pse ka pasur debat, nuk është që mundet me u faktu që për shkak të mosmarrëveshjes politike. Nuk e kuptoj se si një gjykatë thotë ‘ne jemi të bindur’. Nuk ka këtu bindje të gjykatës. Duhet me faktu gjykata, nuk flitet për fakte”, është shprehur ai.

Buja ka thënë se e konsideron Beadin Allaçin dëshmor dhe hero të kombit dhe se do ta respektojë në këtë mënyrë.

“Beadin Allaçi është dëshmor i kombit, hero i kombit. Do ta trajtoj gjithmonë dhe do ta respektoj”, ka deklaruar Buja.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika