Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.