FC Peja – fituese e edicionit të dytë të turneut memorial në futsall, “Avni Hyseni”

Në turneun e organizuar për nder të ish luftëtarit të UÇK-së dhe UÇPMB , njëherit ish nënkryetarit të FC Besa, Avni Hyseni, "Peja" ka triumfuar me rezultat 7-3

Në edicionin e dytë të turneut memorial në futsall, “Avni Hyseni” morrën pjesë 8 skuadra.

Në finalen e madhe FC Peja ishte më e mirë se ekipi i “Dardanëve” duke triumfuar me rezultat 7-3.

Në rrugë drejt titullit të kampionit “verdhezinjët” mposhtën fillimisht Trepçën me rezultat 5-2 derisa në gjysmëfinalen ishin më të mirë se ekipi Alfa-1 me rezultat 7-4.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall Drilon Haxhijaj derisa epiteti i portierit më të mirë i takoi Labinot Dakaj.

Ky turne u organizua për nder të ish luftëtarit të UÇK-së dhe UÇPMB , njëherit ish nënkryetarit të FC Besa, Avni Hyseni.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika