Dita e shtatë e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës

Për të shtatën natë me radhë, mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale i cili dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së e gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për katërshen e UÇK-së.

Në mesin e folësve të kësaj mbrëmjeje janë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Të fundit nga rubrika