Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ngritur çështjen e aktgjykimit dënues në shkallën e parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen.
Konjufca bëri të ditur se kryediplomatit holandez ia ka paraqitur qëndrimin e Kosovës lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, njofton Dukagjini.
Konjufca, mes tjerash, përsëriti se aktgjykimi i shkallës së parë është i të padrejtë dhe se i njëjti duhet të korrigjohet në procedurën e Apelit.
“Takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, të cilit i ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”, ka shkruar Konjufca.
