Zjarr i përmasave të mëdha mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë mbasdite në lagjen “Partizani”, mbi Spitalin e Vlorës.

Sipas raportimeve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi dhe po afrohen drejt banesave të zonës. Situata mbetet e rrezikshme, ndërsa vijon përhapja e zjarrit.

Kushtet atmosferike, veçanërisht rrymat e fuqishme të erës së bashku me kullotat e thara nga i nxehti, i dhanë hov të madh përhapjes së flakëve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Të fundit nga rubrika