“Jo në emrin tim”, nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këngëtari Ylli Limani pjesëmarrës në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”.

Para protestuesve do të flasin këngëtarja Leonora Jakupi dhe gazetari e veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.

Protesta kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tash e një javë, protestuesit me moton “Jo në emrin tim”, po kundërshtojnë vendimin e Speciales në Hagë dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe flamuj kombëtarë e të UÇK-së.

OVL-UÇK ka paralajmëruar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës për 25 shtator prej orës 17:00./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika