Sot e enjte, më 24 shtator, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.