“Pa vonesa të mëtejme”, Kurti kërkon që Kosova të marrë statusin e shtetit kandidat për në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën në New York ka marrë pjesë në një drekë të shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka thënë se Kosova duhet ta marrë pa vonesa të mëtejme statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte përgjigje ndaj, siç ka thënë ai, besnikërisë së Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të saj strategjik euroatlantik, si dhe do të shërbente si nxitje për reforma dhe zhvillim të mëtejshëm.

Kurti ka përmendur edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, duke kritikuar faktin që, sipas tij, aplikimi ende po mbahet “në sirtar”.

“Mbajtja në sirtar e aplikimit të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, përderisa jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuaj tërë fushat, përveçse padrejtësi ndaj Republikës së Kosovës do të ishte inkurajim i akterëve destabilizues rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova “nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng” i Serbisë, të cilën e ka akuzuar se mbron dhe shpërblen persona që, sipas tij, kanë kryer krime gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Kurti ka kritikuar gjithashtu Serbinë për mohimin dhe fshehjen e krimeve, mungesën e bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, si dhe për, siç ka thënë ai, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika