Haxhiu s’tregon hapat pas vendimit të Kushtetueses, thotë se do të flasë nesër

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Kuvendin.

E pyetur për veprimet e radhës, Haxhiu tha se për këtë çështje do të flasë të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo kërkoi që sot vëmendja të përqendrohet te përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do të flasim për media. Ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Kryesia e Kuvendit mblidhet të premten

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika