Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” ndaj Vlora Hysenit.
Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, mbërriti këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së ku u shqyrtua masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.
E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik. Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje./A2
Vlora Hyseni përballet sot me Gjykatën e Posaçme në Shqipëri