Të hënën seancë e Kuvendit, pritet deklaratë e përbashkët për vendimin e Hagës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën seancë plenare, ku pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në rendin e ditës së kësaj seance do të jetë edhe miratimi i një deklarate lidhur me procesin në Hagë dhe vendimin e Gjykatës Speciale.

“Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të hënën, ku do të ketë pika të rëndësishme të rendit të ditës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se në Kryesi është dakorduar që deputetët të përfshihen në hartimin e deklaratës, në mënyrë që ajo të përfaqësojë qëndrimin e Kuvendit.

“Jemi dakorduar në Kryesi të Kuvendit që deputetët të mos vendosen paraprakisht para një akti të kryer, mirëpo të kontribuojnë në draftimin e kësaj deklarate. Pra, që të jetë një qëndrim i Kuvendit lidhur me situatën aktuale”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se deklarata nuk ka peshë juridike, por sipas saj, përmes saj Kuvendi do të shprehë qëndrimin e tij politik lidhur me procesin.

“Ju e dini se deklaratat nuk kanë ndonjë peshë juridike, por politikisht Kuvendi ta ketë një qëndrim në raport me këtë proces”, ka shtuar Haxhiu.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika