Nisma e PDK-së për ndryshim të Ligjit për Specialen, Haxhiu: Të mos bëjmë iniciativa vetëm sa për t’u dukur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar kujdes nga institucionet dhe grupet parlamentare në ndërmarrjen e veprimeve pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për projektligjin për ndryshim të Ligjit për Specialen i proceduar nga grupi parlamentar i PDK-së, Haxhiu ka thënë se nuk dëshiron ta paragjykojë nismën, por ka kundërshtuar iniciativat që, sipas saj, ndërmerren vetëm për të krijuar përshtypjen se institucionet po bëjnë diçka.

“Refuzoj të mbështes çfarëdo iniciative që ka për qëllim vetëm me u duk që po bëjmë diçka. Nuk po dua me paragjyku nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, por i ftoj të gjitha grupet parlamentare që mos të bëjmë propozime vetëm sa për t’u dukur që megjithatë po bëjmë diçka dhe që nuk kanë ndonjë peshë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se, pas vendimit të shkallës së parë, institucionet duhet të jenë të kujdesshme në përcaktimin e veprimeve dhe vendimeve që ndërmarrin.

“Secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm në kuptim të ndërmarrjes së veprimeve të duhura në kohë, por edhe vendime të drejta”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka kërkuar që para ndërmarrjes së iniciativave ligjore të konsultohen ekspertët e fushës dhe ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

“Ose, që paraprakisht, të paktën, të konsultohen ekspertët e fushës, e po ashtu ekipet mbrojtëse. Unë nuk mendoj që bëjmë mirë në qoftë se nuk i konsultojmë ekipet mbrojtëse për çfarëdo iniciative ligjore. Sipas informacioneve që ne i kemi, ekipet mbrojtëse nuk janë konsultuar. Dhe mendoj që është gabim”, ka deklaruar ajo.

Sa i përket projektligjit të PDK-së, Haxhiu ka bërë të ditur se ai tashmë është në procedurë parlamentare dhe se është dërguar në Qeverinë e Kosovës për mendim.

“Megjithatë, tashmë ligjin e kemi në procedura kuvendore. Pra, në momentin kur unë kam pranuar projektligjin, ne e kemi proceduar për mendim në Qeveri”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, në bazë të procedurave për nismat legjislative, Qeveria ka 30 ditë për ta shqyrtuar dhe dhënë mendimin për një projektligj. Nëse ky afat nuk shfrytëzohet, projektligji mund të procedohet për shqyrtim në Kuvend edhe pa mendimin e Qeverisë.

Haxhiu ka bërë të ditur se ka komunikuar me kryeministrin Albin Kurti për këtë çështje dhe se është zotuar që ta adresojë sërish kërkesën që projektligji të trajtohet me prioritet nga Qeveria.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika