Kurti: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, ky Kuvend mund t’i japë vendit president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka vlerësuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin ose presidenten e re, duke theksuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, nuk ka arsye që vendi të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare për të krijuar një Kuvend të ri, nëse Kuvendi aktual mund ta përmbushë këtë përgjegjësi.

“Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë Kurti.

Të fundit nga rubrika