Gërvalla për projektligjin për Specialen: Po e analizojnë ekspertët, nuk duam të nxitohemi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Dhomat e Specializuara të Kosovës është duke u analizuar nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë.

Në konferencë për media, Gërvalla tha se çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara kërkojnë ekspertizë të lartë dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmangen gabimet.

“Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë çështje të ekspertizës së lartë. Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime. Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo tha se, pasi të përfundojë analiza, Ministria e Drejtësisë do t’ia përcjellë Qeverisë opinionin e saj për projektligjin.

“Kur ta kemi gati, do t’ia dërgojmë Qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. Por as nuk duam të nxitohemi e ta paguajmë me cilësi të munguar e gabime të papranueshme”, tha ministrja.

Gërvalla theksoi se, sipas saj, për këtë çështje nevojitet bashkëpunim dhe bashkërendim, si dhe analizë e ekspertizë profesionale.

“Më shumë sesa për fjalë, kemi nevojë për bashkëpunim e bashkërendim, analizë e ekspertizë, me qëllim që në fund të fitojë drejtësia”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika