16 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në trajnimin e avancuar për kërkim-shpëtim

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), në kuadër të Komandës së Gardës Kombëtare, ka përfunduar trajnimi i avancuar për kërkim-shpëtim, i cili kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve për operacione në terrene të vështira.

Trajnimi dyjavor përfshiu një program të avancuar teorik dhe praktik, me fokus në teknikat e specializuara të kërkim-shpëtimit, përfshirë sistemet e ankorimit, boltimet, sistemet e litarëve, evakuimin e viktimave dhe teknikat e alpinizmit.

Në njoftimin e QNTKSH-së bëhet e ditur se pjesë e programit ishte edhe një ushtrim 72-orësh në zonën e Rugovës, ku pjesëmarrësit zbatuan në praktikë njohuritë dhe teknikat e fituara gjatë trajnimit.

“Ushtrimi synoi vlerësimin e aftësive individuale dhe ekipore, koordinimin në terren, si dhe reagimin ndaj skenarëve të ndryshëm të kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të programit, 16 pjesëtarë u certifikuan me sukses.

Sipas QNTKSH-së, trajnimet e tilla kanë rëndësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e gatishmërisë për reagim në situata emergjente.

“Zhvillimi i trajnimeve të tilla kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e gatishmërisë operacionale dhe avancimin e standardeve në fushën e kërkim-shpëtimit, duke mundësuar reagim më të organizuar dhe profesional në situata emergjente dhe në terrene të vështira”, thuhet në njoftim.

Qendra ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit përmes trajnimeve të avancuara dhe ushtrimeve praktike.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika