Seancë gjyqësore ndaj 21 të akuzuarve: Dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë nga Kosova

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve, të cilët ngarkohen me veprat penale që lidhen me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Seanca është paraparë të mbahet në orën 09:30.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës janar-qershor 1999, kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren, kanë qenë në dijeni për veprimet e kryera nga forcat nën komandën ose kontrollin e tyre.

Në aktakuzë përmenden po ashtu shkatërrimi i pronës, djegia e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekja dhe ndalimi arbitrar i personave mbi baza etnike, si dhe sulmet e armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me shqiptarë.

Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë rezultuar në organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova drejt kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika