Në seancën plenare të së hënës janë betuar deputetët e rinj të Vetëvendosjes, të cilët kanë marrë mandatet pasi deputetët paraprakë janë emëruar në poste qeveritare.
Seanca plenare, e cila nisi me afër dy orë vonesë, mes pesë pikave të rendit të ditës ka qenë edhe betimi i deputetëve të rinj nga LVV-ja të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Betimin e kanë bërë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshani, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi dhe Elvira Ibrahimi.
Me plotësimin e vendeve të liruara, Legjislatura XI e Kuvendit të Kosovës vazhdon punën me 120 deputetë.