Hajra: Nuk po shoh gjenerozitet nga Kurti apo liderët e tjerë për zgjedhjen e presidentit

Ish-kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naim Hajra, ka shprehur skepticizëm se partitë politike do të arrijnë të gjejnë një kandidat për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke kritikuar, siç tha ai, mungesën e përpjekjeve për konsensus politik.
Hajra, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se kryeministri Albin Kurti, si bartës i procesit për konsolidimin e institucioneve, nuk po tregon, sipas tij, gatishmëri të mjaftueshme për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Duke pa komoditetin e liderëve politikë e sidomos të zotëri Kurtit që supozohet me qenë bartësi i këtij procesi për me e konsolidu institucionin e Presidentit dhe duke parë se sa komod janë dhe se ma gjakftohtësi po sillen duke marrë parasysh edhe rrethanat politike në të cilat gjendemi tani jam skeptik se do të ketë përpjekje për me e gjete një president sepse po shihet që nuk ka përfarim të partive politike as gjenerozitet nga Kurti apo të tjerët që me e vetëofru edhe fuqinë e vetë politikë që vendit me i dhënë Presidentin”, u shpreh Hajra.

Ai tha se, në rrethanat aktuale politike, Kosovës i nevojitet një president politik, duke përjashtuar mundësinë që vendi të ketë luksin për një president konsensual.

“Në rrethanat në të cilat jemi besoj se Kosovës i duhet një President politik dhe mendoj që nuk e kemi ne lluksin që me e pas një president konsensual – po them me pas një president me “back ground”, u shpreh Hajra.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika