Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën

Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po vazhdon të dëshmojë sot përpara Kongresit amerikan. Smith po merret në pyetje nga kongresistët republikanë për ndjekjen që ia kishte bërë presidentit amerikan, Donald Trump, meqë ata konsiderojnë se ai ka abuzuar me detyrën, shkruan Gazeta Express.

Në një moment përgjatë marrjes në pyetje, kongresmeni Eric Schmitt e pyet Smithin nëse ka pasur raste në karrierën e tij që i ka humbur.

Ish-Kryeprokurori i Hagës në përgjigjen e tij në seancën dëgjimore e pranon që ka humbur raste në karrierën e tij.

Pas kësaj, ndërhyn kongresmeni amerikan Schmitt duke e pyetur për punën e tij në Hagë dhe ndjekjen që ia kishte bërë ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Smith thotë se për këtë rast, Hashim Thaçi sapo është dënuar për 300 viktima të torturës dhe 96 vrasje të paligjshme.

“Pasi i humbët të gjitha këto raste të nivelit të lartë, ju shkuat në Hagë për ta ndjekur presidentin e Kosovës në vitin 2020”, pyet Schmitt.

“Po, dhe ai është dënuar për mbi 300 raste të torturës dhe 96 vrasje”, përgjigjet Smith.

I pyetur nëse ky ishte një shans që e shfrytëzoi për t’iu kthyer Trumpit, Smith e mohon një gjë të tillë.o

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika