Projektligji për Specialen mbetet në Qeveri, s’ka ende sinjal nëse do të procedohet në Kuvend

Projektligji për Dhomat e Specializuara mbetet ende në Qeverinë e Kosovës, derisa nga Zyra e Albin Kurtit nuk dhanë ansjë sqarim kur do të merren me të a kur procedohet në Kuvend. PDK kërkon urgjencë dhe kundërshton lidhjen e kësaj çështjeje me zgjedhjen e Presidentit. Me gjithë zhvillimet, Albulena Haxhiu ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi në koalicion me PDK-në.

Qeveria e Kosovës

Katër ditë pasi shkoi në Zyrën e Kryeministrit, asnjë sinjal nuk është dhënë se Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është duke u shqyrtuar.

Ndonëse, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ishte zotuar se do të komunikojë me kryeministrin, Albin Kurti, që kjo nismë të trajtohet me urgjencë, nga zyra e Albin Kurtit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje rreth kësaj çështje.

E pritja e Qeverisë, nuk përkon me urgjencën që i jep kësaj çështjeje Partia Demokratike e Kosovës.

Madje, shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Arian Tahiri, kërkon që kjo çështje, të mos përzihet me një tjetër proces të rëndësishëm politik, zgjedhjen e presidentit.

“Çështja e presidentit është çështje e konsensusit dhe vullnetit politik. PDK-ja që nga dita e parë ka qenë e angazhuar t’i shmangë zgjedhjet. Nuk duhet as të guxojë të mendojë që ta lidhë ligjin me President. Ligji është obligim kombëtar i yni”, ka thënë Tahiri.

Megjithëkëtë, këto dy procese sa i përket afatit, po i lidh ndër vete ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas deputetes së VV-së, zgjidhja për të dy çështjet duhet të gjendet sa më shpejtë, me synim të përbashkët, shmangien e zgjedhjeve.

“Do të thotë ne duhet të kemi parasysh që në nguti dhe në këtë, si të thuash, ndërlidhje të këtyre afateve që po duken natyrshëm të ndërlidhura, por që është shumë e rëndësishme një gjë ta kemi të përbashkët. Dhe emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet”, ka thënë ministrja e MINT-it, Mimoza Kusari-Lila.

Vet ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Debat Plus ka hedhur poshtë mundësitë e një koalicioni me PDK-në.

“Por nuk e shoh që na duhet një koalicion me PDK-në, jo në këtë periudhë. Kjo lidhet me vendimin, por me qëndrimin tonë me PDK-në. Mundemi të bashkëpunojmë në raport me kundërshtimin e vendimit të 16 shtatorit, të padrejtë. Mirëpo nuk i shoh si partner në qeverisje. Ky është qëndrimi personal”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkohë, njohës politik, kritikojnë që në çfarëdo forme të politizohet çështja e ndryshimeve për Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Mendoj që qëndrimi për ta trajtuar fillimisht me kujdes juridik të shtuar është e kuptueshme, është një çështje shumë serioze dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për shembull për presidentin, nëse procedohet projektligji, ai duhet të jetë juridikisht I qëndrueshëm, dhe gjithsesi rezultat I një koordinimi më të gjerë institucional”, ka thënë analisti politik, Basri Muja.

PDK-ja nisi javën e kaluar iniciativën për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale, ndër të tjera, për t’ia kaluar juridiksionin institucioneve të Kosovës, në faza tjera, si në Supreme.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika