Hoti: Marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, duke thënë se një marrëveshje politike mes kryetarëve të partive nuk mund të jetë detyruese për deputetët e Kuvendit.

Hoti ka argumentuar se një marrëveshje nuk mund të përdoret si bazë për kërkimin e një vote nga deputetët, sidomos kur kandidati i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura.

Sipas tij, dakordimi ndërmjet dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!

Një dakordim mes dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit.
Kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi.
Marrëveshjet politike mund të ndryshohen. Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike të Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim “zgjedhjet e reja” në vend të nënshtrimit politik.
Marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika